Pensionet në Gjermani do të rriten në verën e vitit 2025 me 3,51%, vlerësohet në raportin e autoriteteve përkatëse. Kjo do të thotë se pensionet do të rriten më pak se gjatë vitit 2024, sepse në korrik ato janë rritur me 4,57 për qind.
Por sa do të rriten sakt në vitin 2025 do të dihet në pranverë, sepse edhe në fillim të vitit 2024 është parashikuar që pensionet të rriten 3,5 për qind, ndërsa në fund, në korrik u rriten për 4,57 për qind. Këto vlerësime i bëjnë ekspertët e siguracioneve të pensioneve, Entit federal për çështjet sociale dhe Ministrisë federale të Punës. Vlerësimet bëhen në bazë të ecurisë së rrogave, pagesave të tjera si dhe zhvillimit ekonomik.
Pra, rreth 21 milionë pensionistët sa ka Gjermania, mund të shpresojnë se nga korriku i vitit të ardhshëm do të ketë një rritje prej të paktën 3,5 për qind të pesioneve. Mirëqenia e pensionistëvë është shumë e rëndësishme edhe për zgjedhjet e ardhshme të parakoshme në Gjermani. Çdo i treti votues në Gjermani është pensionist, pra ata mund të vendosin në fakt se kush do të jetë në krye të vendit.