Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim për shpalljen e ditës së mërkurë ditë zie, pas vrasjes së dy grave brenda më pak më se një jave nga bashkëshortët e tyre.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, njofton presidenca.
Presidentja Osmani ka shkruar gjithashtu se „nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!”