Nesër në Berlin: Mbrëmje letrare dhe diskutim për librin e Lindita Arapit

Nesër (23.05.24) në Universitetin Humboldt të Berlinit mbahet një mbrëmje letrare dhe diskutim për librin e fundit të gazetares dhe shkrimtares shqiptare, Lindita Arapi.

Arapi do të lexojë në fillim fragmente nga libri i saj „Të murosurat“, i cili është përkthyer edhe në gjermanisht, e pastaj do të zhvillohet një diskutim për temën e librit „Patriarkalizmi dhe migrimi në Shqipëri“.

Cani Travel

Në debat marrin pjesë Adelheid Feilcke (Drejtoreshë e Programit për Evropën në Deutsche Welle) dhe Christian Voß (profesor në Universitetin e Humboldt-it në Berlin).

Takimi i nesërm është i hapur për publik dhe të gjithë të interesuarit mund ta përcjellin atë në Universitetin Humboldt të Berlinit.