Nesër, më 28.nentor, në Tiranë do të mbahet manifestimi qendron me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në Sheshin Skënderbej do të organizohet parada tradicionale, e pastaj mbahet edhe një koncert festiv.
Me rastin e festave të nëntorit, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një postim në Facebook.
“Festat e Nëntorit do të vijnë ndryshe këtë herë, me shqiptarët e mbledhur nga e gjithë Diaspora, që do të bashkohen në paradën e traditës në 28 Nëntor, në Sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas me koncertin “Folk Fest”, ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët”, shkruan Rama.