Në Parlamentin e Hamburgut prapë do të ketë një shqiptar: Nikola Tunici nga Partia kristiandemokrate CDU. Ai ka fituar numrin e mjaftueshëm të votave në zgjedhjet e zhvilluara të dielën me 2 Mars.
Në këto zgjedhje kanë kandiduar pesë kandidatë me origjinë shqiptar: Dafina Berisha (SPD), Kushtrim Lulaj (CDU), Muhamet Idrizi (CDU), Nikola Tunici (CDU) dhe Sami Musa (FDP).
Përveç Nikolës të tjerët nuk arritën që në këto zgjedhje të mbledhin numrin e mjaftueshëm të votave. Deri tani në këtë Parlament ka qenë Sami Musa, por FDP nuk e ka kaluar pragun e domosdoshëm prej 5%.
Sioqoftë ne urojmë Nikola Tunicin për këtë sukses dhe shpresojmë se ai do të adresojë shumë çështje me rëndësi edhe për shqiptarët në Hamburg.