Një punë e nisur dhe e kryer me sukses, në Samitin e Gruas së Diasporës Shqiptare 2023 tani po bëhet realitet. Fjala është për platformën e parë online të lidhjes së bizneseve, profesionistëve, ekspertëve dhe OJQ-ve të shqiptarëve nëpër botë.
Kjo faqe është tani gati dhe të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë atë.
Misioni i krijuesve të faqes është të krijojnë një hapësirë dixhitale dinamike që nxit bashkëpunimin, inovacionin dhe rritjen brenda komunitetit shqiptar në nivel botëror.
Regjistrimi mund bëhet në www.addw.al.
Kur regjistroheni, bëheni anëtarë me të drejta të plota për një vit pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës pa asnjë kosto.