Më 7 tetor mbushet një vit nga sulmi terrorist i grupit Hamas ndaj Izralit, i cili shënoi edhe fillimin e krimeve të mëdha. Lufta është shtrirë në Rripin e Gazës, në Liban e raketime ka edhe mes Izraelit dhe Iranit.
Sot dhe në ditët në vijim në Gjermani mbahen protesta dhe manifestime të shumta, kryesisht në shenjë mbështetjeje të Izraelit dhe hebrenjve. Në rrugë do të ketë me mijëra policë, për të evituar ndonjë konflikt dhe incident të mundshëm.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock theksoi se „Gjermania vazhdon të qëndrojë pranë Izraelit“. Baerbock tha se 7 tetori 2023 do të jetë një pikë kthese për hebrenjtë, pas së cilës do të ketë vetëm një „para“ dhe „pas“, kësaj ngjarje.
“7 tetori është një pikë kthese për ne në Gjermani“, tha Barbock, duke shtuar se „i vjen turp që prej atëherë hebrenjtë janë ndjerë më pak të sigurt në Gjermani dhe se sulmet antisemite janë shtuar – dhe se raketat iraniane kundër shtetit të Izraelit po festohen”.