Njoftim i Ambasadës së Shqipërisë në Berlin

Ambasada e Shqipërisë në Berlin i njofton shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për pasaportë dhe kartë identiteti në këtë ambasadë në datat 3, 4, 5, 10, 11, 12 qershor 2024, mund të paraqiten në ambasadë për tërheqjen e dokumenteve nga e hëna deri të mërkurën, nga ora 10:00 deri në 14:00.

Nëse paraqiteni jashtë orarit të caktuar më sipër për tërheqjen e dokumenteve, nuk do të jetë e mundur t’ju ofrohet shërbimi ndaj ju këshillojmë që të paraqiteni në Ambasadë vetëm në oraret e njoftuara më sipër që të shmanget mos-marrja e shërbimit.

Cani Travel

Gjatë ditëve të pushimeve zyrtare sipas kalendarit shqiptar dhe ditën kombëtare të Gjermanisë, Ambasada është e mbyllur, thuhet në njoftim.

Shtetasit që kanë lënë zarf të saktë për dërgimin me postë, dokumentet janë dërguar me postë nga Ambasada.