Autoritetet e Serbisë nuk i lejuan ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, të vizitojë sot Luginën e Preshevës.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzat Lutfiu, konfirmoi këtë informacion për mediat kosovare.
Sot më 04.01.2024 ishte paraparë që ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla të bëjë një vizitë në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës.