Pavarësisht nga kriza ekonomike, në Gjermani nuk ka pasur kurrë më parë kaq shumë njerëz të punësuar sa në tremujorin e tretë të këtij viti.
Numri i të punësuarve dhe të vetëpunësuarve në këtë periudhë u rrit 0.3% dhe arriti shifrën nga 46.04 milionë, raportoi Zyra Federale e Statistikave.
Megjithatë, rritja në vjeshtë ishte më e ulët se një vit më parë dhe në krahasim me tremujorin e parë dhe të dytë të këtij viti. Në Gjermani jetojnë rreth 84.5 milionë njerëz.