Nxënësi nga Kosova i pari në garat e matematikës!

Nxënësi i klasës së dytë, Molos Gashi nga Kosova ka fituar vendin e parë në garat ndërkombëtare të matematikes në Dubai.

Pas fitores ai është shfaqur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, duke e ngritur kupën e fituar në arenën ndërkombëtare.

Cani Travel

Për talentin e Molosit ishte realizuar një storie e mëhershme nga mediat në Kosovë, i cili zgjidhte probleme të vështira matematikore. Në këtë garë kanë marrë pjesë 44 shtete.