Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi e ka nisur në mënyrë spektakolare garën e saj në Lojërat Olimpike të Parisit.
Kampionia olimpike ia doli ta mposhtë me lehtësi pas vetëm 40 sekondash kundërshtaren e saj të parë, Maryam March Maharani nga Indonezia.
Në çerekfinale, Distra do të përballet me xhudisten izraelite, Gefen Primo.
Suksesi i Krasniqit vjen pas fitores së mbrëmshme në boks të Donjeta Sadikut.