Xhudistja kosovare, Loriana Kuka e filloi me fitore luftën e saj në Lojërat Olimpike në Paris.
Në duelin e parë, Kuka mundi sllovenen Metka Lobnik duke kaluar në rrethin tjetër të garave.
Deri tani, Kosova ka fituar dy medalje në xhudo në Paris. Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë, kurse Laura Fazliu atë të bronztën.