Olimpiada 2024: Shaboviq nuk kualifikohet në gjysmëfinale

Notari i Kosovës, Adell Shaboviq, është eliminuar sot prej garës në not, në Olimpiadën që po mbahet këtë vit në Paris.

Në rrethin e parë të garës – në kategorinë stil i lirë prej 100 metrash – ai ka dalë i dyti në grupin e tij, mirëpo nuk është renditur në mesin e 16 garuesve më të shpejtë, të cilët janë kualifikuar në gjysmëfinale.

Cani Travel

Në listën përfundimtare me 79 notarë, Shaboviqi është renditur në vendin e 58-të.

Kjo është hera e parë që 21-vjeçari përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike.