Shkencëtarja shqitpare Ornela Dardha
Shkencëtarja shqiptare Ornela Dardha është vlerësuar nga qeveria italiane si “Shkencëtarja e re femër me arritje personale të jashtëzakonshme”. Ajo ka përfunduar studimet në Bolonja të Italisë, ku ka jetuar për 9 vjet. Ka mbaruar studimet bachelor dhe master për informatikë në La Sapienza, ndërsa doktoraturën në Bolonja. Ndërsa tani punon si lektore në shkencat kompjuterike në Universitetin e Glasgou, por duket se veprat e saj kanë lënë gjurmë të thella tek autoritetet italiane.
“Ky çmim u dha nga qeveria italiane, konkretisht nga Ministria e Punëve të Jashtme. I jep një femre, një vajze të re joitaliane që jeton jashtë Italisë dhe që ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në shkencë, në inovacion apo teknologji, edhe ka lidhje të ngushta me Italinë. Në këtë çmim u përfshinë të gjitha fushat e shkencave, jo vetëm informatika që është dega ime. U dhanë 5 çmime, d.m.th. një për rajon dhe unë e fitova për Europën. Rëndësia e këtij çmimi është të vendosim në vendet kryesore gratë dhe rolin e grave në shkencë dhe teknologji se zakonisht janë degë, fusha që konsiderohen mashkullore”, tha ajo.