Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia po planifikon sulme të reja në Kosovë. Osmani tha këtë në Samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
“Të gjitha informatat që ne i kemi është se Serbia po planifikon sulme të reja, unë do t’i informoj të gjithë liderët evropianë sot për informatat që institucionet tona të sigurisë, së bashku me partnerët i kanë mbledhur në këtë drejtim, sepse këto janë alarme të cilat të gjithë ne duhet t’i marrim shumë seriozisht dhe të veprojmë si preventivë, në mënyrë që Serbia të mos e destabilizojë më rajonin tonë”, ka thënë Presidentja e Kosovës.
Vjosa Osmani theksoi gjithashtu se Kosova i ka plotësuar kërkesat e Bashkimit Evropian dhe se është koha të shohim hapa konkret nga BE: të hiqen masat dhe të jepet statusi i vendit kandidat për Kosovën.