Osmani telefonon me presidentin gjerman Steinmeier

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Osmani dhe Steinmeier, kanë diskutuar rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Cani Travel

Ajo theksoi rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi.

“Për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit”, tha Osmani.

“Anëtarësimi ynë nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm”, shtoi e para e shtetit të Kosovës.

Telefonata Osmani-Steinmeier vjen pasi Franca dhe Gjermania insistojnë në themelimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës përpara se të japë “po” që vendi t’i bashkohet organizatës për të drejtat e njeriut me bazë në Strasburg, Këshillit të Evropës.