“Pandemia e COVID-19 ka mbaruar në Gjermani”, tha dje (06.04.202) ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach. Ai shtoi se Gjermania e tejkaloi me sukes pandeminë dhe se strategjia gjermane në tërësi ka pasur sukses. Mirëpo, ka disa gjëra që është dashur të bëheshin ndryshe, siç ishte mbyllja e shkollave për një kohë më të gjatë se ishte e nevojshmja, vlerësoi Lauterbach.
Megjithatë, lista e kritikave ndaj politikës së Gjermanisë lidhur me Coronën është shumë më e gjatë. Ndalimet e shumta të kontakteve, ndalimet e udhëtimeve dhe vizitave të të sëmurëve dhe shumë masa të tjera janë gjithashtu të diskutueshme. Sidoqoftë, pandemia mbaroi në Gjermani, por politikanët duhet të përballen me pasojat e saj, kurse njerëzit që vuajnë nga ‚Long Covid’ ose dëmtime të tjera që kanë bëjnë me Coronën, duhet të mbështeten më mirë.