Papa i ri është Leo XIV

Kardinali amerikan Robert Prevost është papa i ri. Emri i tij si Papë do të jetë: Leo XIV. Për herë të patë në histori, papa i ri i Kishës Katolike vjen nga Amerika Veriore, por në familjen e tij ka paraardhës francezë, spanjollë dhe italianë.

Papa Leo XIV është 69 vjeç. Ai është zgjedhur vetëm 24 orë pas fillimit të Konklavës, pas vetëm katër votimeve të 133 kardinalëve, që konsiderohet si sukses dhe zgjedhje e shpejtë.

Cani Travel

Në fjalët e tij të para si Papë, Leo XIV iu drejtua turmës në Sheshin e Shën Pjetrit me fjalët: “Paqja qoftë me ju të gjithë.”

“Kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur, bariut të mirë që dha jetën për Zotin,” tha ai, duke shtuar :“Dua që kjo përshëndetje e paqes të hyjë në zemrat dhe familjet tona.”