Të rinjtë në Kosovë konsiderojnë se papunësia, korrupsioni dhe emigrimi do të jenë sfidë për Kosovën në dhjetë vitet e ardhshme.
Sipas një studimi të Fondacioni Friedrich Ebert (FES) për rininë në Kosovë, që u publikua sot në Prishtinë, doli në pah se të rinjtë kosovarë i besojnë FSK-së (81 për qind), Policisë së Kosovës (74 për qind) dhe bashkësive fetare (72 për qind) më së shumti prej institucioneve vendore.
Ndërkaq, besimi në qeverinë është 30 për qind) parlamentin 17 për qind dhe partitë politike 9 për qind, raporton KosovaPress.
Pjesë e prezantimit të këtij studimi ishte kryeministri Albin Kurti, i cili tha se është shqetësuese që të rinjtë janë më pak të interesuar dhe informuar për politikën.
Megjithatë, ai tha se në bazë të raportit del se të rinjtë në Kosovë më shumë favorizojnë politikat e majta.
Kreu qeveritar iu bëri apel të rinjve kosovarë që të vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë në Kosovë.