Paraburgim për tre policë të Kosovës

Tre policëve të Kosovës, të kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua sot masa e paraburgimit. “Sipas propozimit të prokurorit publik, gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Kralevë ka urdhëruar paraburgimin e të gjithë të dyshuarve”, njoftoi Prokuroria e Lartë Publike në Kraljevë.

Policët kosovarë dyshohen për mbajtje pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese. Tash për tash nuk është e qartë kohëzgjatja e paraburgimit të tyre.

Cani Travel