Parandalohet sulmi terrorist në Vjenë: Arrestohet edhe një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Policia austriake dhe shërbimet inteligjente ndërkombëtare e kanë parandaluar një sulm në koncertin e këngëtares së njohur Taylor Sëift.

Lidhur me rastin raportohet se janë arrestuar dy persona, njëri prej të cilit 19-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet se kishte planifikuar sulmin terrorist.

Cani Travel

I riu shqiptar kishte ardhur në Vjenë me prindërit e tij dhe më vonë u shpërngul me ta në Terniz (Neunkirchen, Austria e Ulët), raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas mediave austriake, në Terniz u sekuestruan lëndë kimike që thuhet se janë të përshtatshme për ndërtimin e një bombe.

Siç mësohet, 19-vjeçari i kishte vjedhur nga kompania e përpunimit të metaleve ku ka punuar për herë të fundit.

Sipas policisë, ai kohët e fundit u betua për besnikëri të përjetshme ndaj të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (IS).