Parlamenti i Spanjës nuk e ka përkrahur propozimin e partisë katalanase “Junts” që Spanja ta njohë pavarësinë e Kosovës. 293 deputetë votuan kundër, 27 abstenuan dhe 25 ishin për.
Përfaqësuesit e partisë Junts theksuan se Kosova duhet të njihet, sepse është shtet demokratik dhe sovran.
Mirëpo, kundërshtarët e propozimit të partisë katalanase theksuan se pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e Kosovës dihet dhe mbetet i pandryshueshëm.
Spanja ka refuzuar të njohë Kosovën që nga viti 2008 por ka pranuar të njihte pasaportat e shtetit kosovar.