Pas sulmit në Mannheim: Dy të vdekur, një i arrestuar dhe disa të lënduar

Policia gjermane konfirmoi zyrtarisht se dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e përplasjes së këmbësorëve nga një veturë në qytetin Mannheim të Gjermanisë. Ndërkohë, disa media shkruajnë se me sa duket edhe një person tjetër ka vdekur, pra ka dy viktima të këtij sulmi.

Një i dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes, fjala është për shoferin e makinës, e cila goditi njerëzit në qendër të qytetit. Bëhet e ditur se ai është shtetas gjerman dhe se gjendet në spital. Ende nuk dihet nëse ka pasur të dyshuar të tjerë të përfshirë në këtë sulm.

Cani Travel