Fëmija dyvjeçar dhe nëna e tij 37-vjeçare kanë ndërruar jetë dje, pasi që nuk i përballuan plagët pas sulmit të një afgani 24-vjeçar në Mynih, para dy ditësh.
Sulmuesi për të cilin dyshohet se ka pasur motive fetare është futur me makinë në një grup njerëzish dhe ka lënduar 39 persona. Ai është arrestuar dhe ka pranuar se me qëllim ka sulmuar njerëzit në rrugë.