Kosovari Rrustem Llapi, 52-vjeç, dyshohet se e vrau reperin serb Aleksandar M. të dielën në mbrëmje në Dyseldorf të Gjermanisë.
Siç raportojnë mediat gjermane, viktima është reperi dhe sipërmarrësi Aleksandar M., shtetas gjerman me origjinë serbe.
Sipas një dëshmitari, mosmarrëveshja mund të ketë qenë për borxhet e lojërave të fatit, thanë hetuesit, shkruan gazeta gjermane Bild.
Ndërkohë, skena e repit është duke vajtuar për humbjen e shokut të tyre Aleksandar M, shkruan Bild.
Reperi i njohur me nofkën “Lock”, Denis S. tha për Bild: “E telefonova Aleksin atë natë pak pas orës tre, por dikush tjetër iu përgjigj celularit dhe bërtiti: ‘Ai është qëlluar me armë zjarri.’ Nuk mund ta besoja dhe isha thellësisht i tronditur.”