Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias hapet më 18 prill

Të gjithë të interesuarit janë ftuar të bashkohen në inaugurimin e instalacionit skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Meta he Lëkurës” të artistës Doruntina Kastrati dhe kuratorës Erëmirë Krasniqi që sivjet përfaqësojnë Pavijonin e Republikës së Kosovës, njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në njoftim thuhet se të gjithë janë të ftuar të bashkohen në inaugurim.

Cani Travel

“Hapja e Pavijonit të Kosovës për mediat mbahet më 18 prill 2024, ora 14:00, kurse inagurimi i Pavijonit të Kosovës në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venecias mbahet të enjten me datë 18 prill nga ora 15:00 në Museo Storico Navale della Marina Militare (në mes të hapësirave ekspozuese të Arsenales dhe Giardinit)”, njofton MKRS.