Janë bërë më shumë se katër vjet prej se Kosova nuk ka marrë asnjë njohje.
Kosova ka marrë njohjen e fundit nga Izraeli në shtator të vitit 2020, si rezultat i marrëveshjes së Washingtonit.
Njohësit thonë se Kosova këto vite nuk pati strategji të fokusuar në sjelljen e njohjeve të reja për vendin. E Ministria e Jashtme nuk ka kthyer përgjigje për RTK-në as pas një javë përpjekjeje.
Nga atëherë, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje tjetër, madje as nga pesëshja e Bashkimit Evropian, Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia e Qiproja.
Njohësit thonë se Kosova këto vite nuk pati strategji të fokusuar në sjelljen e njohjeve të reja për vendin.
“Të them të drejtën nuk kemi pa strategji të fokusuara, individuale, shtet për shtet, qeveri për qeveri, sepse kjo është mënyra më e mirë që të rrisësh potencialin për njohje të reja, nuk mundesh me strategjinë e njëjtë të lobosh në krejtë botën”, tha për RTK-në profesori Valon Myrtezaj.
Ndërkaq, ish- diplomati Blerim Canaj tha se qeveria nuk pati strategji të qartë të politikës së jashtme.
(RTK)