Performanca fantastike e Dua Lipës në Glastonbury Festival

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, performoi në festivalin më të madh britanik, Glastonbury Festival.

Artistja me prejardhje nga Kosova, ishte këngëtarja e natës e këtij festivali dhe performoi para 100 mijë njerëzve.

Cani Travel

BBC shkruan se ylli i popit u prezantua me një performancë ambicioze dhe dinamike.

Ajo doli në skenën e famshme të Piramidës pas orës 22:00, duke e hapur paraqitjen e saj me një seri të përsosur të këngëve prej pesë këngësh: Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating.

BBC lavdëroi edhe koreografitë e saj, të cilat thotë se lanë njerëzit pa frymë dhe ritmi i performancave të artistes shqiptare nuk u ndal gjatë gjithë natës.

Dua Lipa përmbylli performancën me hitin e saj të njohur “Houdini”.