Dje (24.05.24) në Kosovë përfundoi procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, edhe në komunat të cilat kishin kërkuar shtyrjen e afatit për një javë në mënyrë që të përmbyllin suksesshëm këtë proces. Procesi i regjistrimit filloi më 5 prill 2024.
Drejtuesi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, deklaroi se numri i popullsisë ka kaluar shifrën 1.5 milion.
Kur është fjala për diasporën, sipas të dhënave të ASK, deri më 20 maj janë regjistruar rreth 280,000 qytetarë nga diaspora.
Por, njerëzit në diasporë kanë mundës të regjistrohen edhe më tutje, sepse afati për regjistrimin e tyre do të vazhdojë deri më 31 gusht 2024. Diaspora mund të regjistrohet përmes platformës: ediaspora.rks-gov.net