Përhapet një variant i ri i virusit Corona – BE kërkon teste për udhëtarët prej Kinës

Pas rritjes së madhe të infektimeve me virusin Corona në Kinë, shtetet e BE-së rekomandojnë disa masa për mbrojtjen e popullatës. Siç njoftoi Presidenca suedeze pas një takimi të ekspertëve shëndetësorë të mbajtur dje (04.01.2022), vendeve të BE-së u rekomandohet që të gjithë udhëtarët nga Kina në Evropë të bëjnë një test të Coronës, i cili nuk do të jetë më i vjetër se 48 orë. Rekomandohet gjithashtu edhe mbajtja e maskës FFP2 në avionë.Megjithatë, këto janë vetëm rekomandime dhe nuk janë të obligueshme për shtetet anëtare të BE-së.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është e shqetësuar për shkak të përhapjes së variantit të ri të Coronës. Varianti XBB.1.5 i zbuluar në tetor përpapet më lehtë se çdo variant i njohur deri tani, tha ekspertja e OBSH-së Maria van Kerkhove. Sipas analizave të deritashme gjenetike të virusit, ai po përhapet kryesisht në SHBA dhe Evropë dhe tashmë është zbuluar në 29 vende. Ky është një nëngrup i variantit omicron që qarkullon që nga fundi i vitit 2021.

Cani Travel