Akademia e Artit Botëror në Këln bëri të ditur ditë më parë se artisti i njohur shqiptar, Petrit Halilaj është është zgjedhur anëtar i ri i saj.
Në arsyetimin e Akademisë thuhet se „Petriti i sheh ekspozitat si një mënyrë për të ndryshuar rrjedhën e historisë personale dhe kolektive, duke krijuar botë komplekse që pretendojnë hapësirë për liri, dëshirë, intimitet dhe identitet. Vepra e tij është e lidhur ngushtë me historinë e re të vendit të tij të lindjes, Kosovën dhe pasojat e tensioneve kulturore dhe politike në rajon, të cilat ai shpesh i përdor si pikënisje për të ndezur poetikën kundërshtare për të ardhmen. Projektet e rrënjosura në biografinë e tij përfshijnë një shumëllojshmëri mediash, duke përfshirë skulpturën, vizatimin, tekstin dhe performancën. Ai shpesh përdor materiale nga Kosova dhe i manifeston si instalime hapësinore ambicioze në të cilat transferon marrëdhëniet personale, vendet dhe njerëzit në forma skulpturore”, thuhet në përshkrimin e Akademisë së Artit Botëror.
Petrit Halilaj ka lindur në Kostërrc të Kosovës në vitin 1986, e tani jeton në Gjermani. Halilaj ka ka pasur ekspozita personale në Muzeun Fries, Leeuwarden, Tate St Ives, MB; Crystal Palace, Muzeu Reina Sofia, Madrid; Muzeu i Ri, Nju Jork; Fondazione Merz, Torino; Muzeu Hammer, Los Anxhelos; Paul Klee Center, Bernë; Pirelli HangarBicocca, Milano; Shoqata e Artit të Këlnit, Këln; Bundeskunsthalle, Bon; Fondation d’Entreprise Galeries Lafayette, Paris; Kunsthalle Sankt Gallen.