Artisiti shqiptar Petrit Halilaj është nderuar mbrëmë me një çmim të veçantë nga Akademia e Artit në Berlin. Ai u nderua për art pamor për vitin 2023.
Petrit Halilaj është një artist i mirënjohur edhe në Gjermani, e veprat e tij janë prezantuar edhe në festivalet dhe galeritë më prestigjioze në botë. Puna e Petritit është e lidhur ngushtë me historinë e Kosovës dhe përjetimet e tij në të kaluarën, sidomos gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ai mbrëmë gjatë marrjes së çmimit paraqiti rrugëtimin e tij jetësor, nga periudha si fëmijë refugjat i zhvendosur dhunshëm nga forcat serbe, nga përqafimi i Kofi Annan-it ne kampin e refugjatëve në Shqipëri e deri tek qëndrimi i tij në Itali për studime.