Ministri Federal i Mbrojtjes, Boris Pistorius beson se një rikthim i shërbimit të detyrueshëm ushtarak është i mundur. Politikani socialdemokrat i tha së përjavshmes „Die Zeit” se heqja e tij kishte qenë gabim.
Rivendosja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak vërtet që tani do të çonte në „probleme të mëdha kushtetuese dhe strukturore“. Megjithatë, diskutimi për këtë do të marrë vrull duke pasur parasysh situatën aktuale të politikës së sigurisë, tha ministri gjerman i Mbrojtjes.
Pistorius theksoi se gjermanët në përgjithësi duhej të jenë gati për një ndryshim në mentalitet. Kohët e përfitimit nga paqja dhe të shpenzimeve të ulëta të mbrojtjes kanë mbaruar. Përkundrazi, tha Pistorius, tani duhet të jemi në gjendje të pengojmë përsëri një agresor të mundshëm – pavarësisht nëse u pëlqen apo jo kjo të gjithëve.
Në këtë kontekst, ministri i Mbrojtjes përsëriti edhe formulimin e tij, që ka ngjallur polemika se „Bundeswehr duhet të jetë i aftë për luftë“.