Katër meshkuj janë raportuar të vdekur gjatë ditës së enjte në rajonin e Prishtinës, njoftojnë mediat e Kosovës.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me këto raste, por nuk ka treguar arsyet e vdekjeve.
Policia nuk ka treguar arsyet e këtyre vdekjeve, veçse ka njoftuar se në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore.
“Vdekjet e katër viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetentë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport.