Vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviq, Klara, është ndaluar nga policia serbe në pikëkalimin kufitar në Merdar të shtunën, pak orë pasi bëri homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Këtë e bëri të ditur babai i saj, Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sandulloviq.
Sandulloviq, në një postim në platformën X, ka shkruar se vajza e tij po persekutohet nga regjimi diktatorial i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Regjimi diktatorial i Aleksandër Vuçiqit vazhdon të persekutojë vajzën time Klara. Policia e mban atë së bashku me zyrtarët e Partisë Republikane në pikën kufitare Merdare dhe nuk i lejon të hyjnë në Serbi”, ka shkruar Sandulloviq.
Klara Sandulloviq dje bëri homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Para disa muajsh këtë e ka bërë edhe Nikolla Sandulloviq, i cili më pas u arrestua dhe u rrah brutalisht nga BIA e Serbisë.