Presidenti gjerman: “Fundi i një koalicioni nuk është fundi i botës“

Pas prishjes së koalicionit qeverisës në Berlin, reagoi edhe Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili bëri thirrje për “arsye dhe përgjegjësi” në situatën aktuale. Ai shtoi se kjo është një situatë e  pazakontë në historinë 75-vjeçare të Republikës Federale, pra që një koalicion qeverisës të mos ketë më shumicë në Bundestagun Gjerman para përfundimit të periudhës legjislative.”

Megjithatë, Presidenti Steinmeier tha se “fundi i një koalicioni nuk është fundi i botës, është një krizë politike që duhet dhe do ta lëmë pas”. Ai tërhoqi vëmendjen se “demokracia jonë është e fortë” dhe se kushtetuta, ligji themelor kanë përcaktime të qarta për pjesën tjetër të procedurës.

Cani Travel

Parlamenti mund të hapë rrugën për zgjedhje të reja pasi kancelari e humbet votëbesimin. Kancelari Scholz deklaroi se do ta kërkojë votëbesimin në Bundestag.