Presidenti kroat: Ne e mbështesim Kosovën në KiE

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq është shprehur se e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pavarësisht se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ia ka dërguar një letër pesë faqëshe.

“E mbështes anëtarësimin e Kosoves në Këshill të Evropës, pavarësisht se Vuçiq ma ka çuar një lëtër 5 faqëshe. Por kjo është kështu, është politikë e Kroacisë, nuk do të ndryshojë asgjë”, ka thënë Milanoviq.

Cani Travel

Po ashtu, ai ka thënë se e mbështet edhe rezolutën për Srebrenicën që pritet të votohet në OKB.

Duke folur për raportet me vendet fqinje, Milanoviq tha se „me shqiptarët gjithmonë do të jemi të afërt dhe miq, pa qëllime për t’u prishur me Serbinë“.