
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani, ku do të takohet me homologun e saj gjerman, Frank Walter-Steinmeier, e pritet se do të ketë bisedime edhe me ministra e deputetë gjermanë.
Osmani do të jetë folëse në sesionin Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue me ç’rast do të diskutojë në temën: “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”, thuhet në njoftimin e Zyrës së.Presidencës.
Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja e Kosovës do të marrë pjesë edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin me ç’rast do të mbajë fjalim para pjesëmarrësve.
Vizita e fundit zyrtare e Vjosa Osmani në Gjermani ishte në shtator të vitit 2021.