Prezantohet solemnisht ministrja kantonale Ylfete Fanaj

Në sheshin “Europaplatz” në Lucern të Zvicrës u organizaua dje (06.06.2023) solemniteti i prezantimit të Ylfete Fanajt (Partia Socialdemokrate) para popullit, si pjesëtare e re, e zgjedhur e ekzekutivit të Kantonit të Lucernit. Ajo është shqiptarja e parë që zgjedhet ministre kantonale në Zvicër. Në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 02.prill 2023, Fanaj fitoi garën për kantonin e Lucernit. 

Zgejdhja eYlfete Fanaj është një rast unik në historinë e re politike të qytetit të Lucernit, sepse për herë të parë në një qeveri kantonale zgjedhet një person me prejardhje shqiptare, ballkanike e më gjerë, të huaj në përgjithësi.

Cani Travel

Ylfete Fanaj ka lindur në vitin 1982 në komunën e Prizrenit. Ajo jeton në Zvicër, nga mosha 9-vjeçare, kur u është bashkuar prindërve. Me bashkëshortin, dhe djalin e tyre, Ylfetja jeton prej disa vjetësh në qytetin e Lucernit.