Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) organizon sot (30.07.2024) festën “Faleminderit mërgatë”. Manifestimit mbahet nga ora 10:00 deri në ora 23:00 në në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj feste në kuadër të aktiviteteve do të ketë: ushqim, pije, aktivitete të ndryshme rekreative dhe lojëra për fëmijë.
“Aktivitetet tërë ditore do të përmbyllen me koncertin “Faleminderit mërgatë”, i cili fillon nga ora 18:15 dhe hyrja do jetë falas për të gjithë. Artistët që do të përformojnë në këtë koncert janë: Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Luiz Ejlli, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Fisnikët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.