Në Prishtinë filloi sot Kampionatit Evropian në xhudo, që për herë të parë organizohet në Kosovë.
Xhudistët kosovarë përballën me sukses sfidat e para në këtë kampionat.
Nora Gjoka, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova ia dolën tashmë të klasifikohen në gjysmëfinale.
Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, „European Championships Open“, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.