Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar njofton sot (15.08.2023) se pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë në pikën kufitare Merdarë. Mërgimtarët që po largohen nga Kosova, në Merdarë duhet të presin rreth pesë orë, e kolona janë të gjata 1300-1400 metra.
Edhe pika te Dheu i Bardhë është e ngarkuar, atje pritjet zgjasin deri 60 minuta.
Në pikat e tjera kufitare nuk ka shumë probleme dhe pritjet janë maksimalisht 15 minuta.