Vendosja e azilkërkuesve në Gjermani po bëhet një problem gjitnjë e më serioz. Pas heqjes se masave për shkak të pandemisë, kanë filluar të arrijnë shumë azilkërkues të rinj dhe refugjatë nga Ukraina. Strehimoret janë mbushur plot.
Në Dortmund, Bonn apo Berlin, ku kanë ardhur shumë refugjatë nga Ukraina, ka shumë vështirësi me akomodimin e tyre, thuhet në një sondazh të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. Sipas të dhënave të Ministrisë Federale të Brendshme, në shtatë muajt e këtij viti janë regjistruar 113,171 kërkesa për azil, rreth 17% më shumë se një vit më parë në të njëjtën hapësirë kohore. Kësaj i shtohen refugjatët nga Ukraina që duhet po ashtu të vendosen diku. Meqenëse shumica e refugjatëve ukrainas janë nëna me fëmijë, shumë komuna duhet të gjejnë edhe vende në shkolla për ta, njofton Diaspora Today
Më 26.shtator janë regjistruar 985.000 ukrainas që kanë ardhur në Gjermani për shkak të luftës. Një pjesë e tyre është kthyer sërish në vend. Të gjithë ukrainasit që vijnë në Gjermani nuk regjistrohen tek autoritetetet, kështu që shifra aktuale duhet të kuptohet me rezerva.
„Në Bavari strehimoret e azilit janë shumë të mbingarkuara“, njofton Ministria e Punëve të Brendshme të landit bavarez. Shumë refugjatë nga Ukraina janë strehuar në hotele për shkak të mungesës së alternativave.“ Situata e ngjashme është edhe në landet e tjera.
Në Gjermani nuk pritet një çtensionim i shpejtë i gjendjes kur është fjala për këtë problem. Policia Federale gjermane ka konstatuar se deri në fund të korrikut ka pasur edhe 36.000 hyrje ilegale në vend. Shumica e migracionit ilegal vjen nga itinerari i Ballkanit.