Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, protestuan dje (01.11.2023) para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës.
Ata shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Qeverisë për për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar, dhe kërkuan ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.
Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) nuk e ka pranuar shumën e propozuar nga qeveria prej 150 eurosh dhe barazimin me të tjerat njësi.
Pakënaqësi ka shprehur edhe Njësia për Eksplozivët dhe Deminim e Policisë.