Që 3 vjet nuk ka njohje të reja të Kosovës si shtet i pavarur. Njohja e fundit ishte më 4.09.2020, kur Izraeli njohu Kosovën.
Mediat e Kosovës shkruajnë se deputetë të partive opozitare fajësojnë diplomacinë kosovare për ngecjen e njohjeve dhe politikën e jashtme. Në PDK thonë se në procesin e njohjeve ka vetëm degradim dhe mospërkrahje nga vendet e perëndimit.
Ndërkohë, Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë thotë se fokusi kryesor mbetet te 5 shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Deri më tani Republikën e Kosovës e kanë njohur 117 shtete të botës, derisa Greqia, Spanja, Sllovakia, Qipro dhe Rumania janë pesë shtetet anëtare të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur vendin tonë e as nuk kanë dhënë sinjale se do ta bëjnë shpejt një gjë të tillë.