Qeveria e Kosovës shpall shtensionimin e situatës në veri

Qeveria e Kosovës shpalli sot shtensionimin e situatës në veri dhe  reduktoi praninë e  policisë për 25% në ata rajon. Duke folur në mbledhjen e sotme, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se se Kosova është pajtuar që të mos bëjë hapa “që munda ta eskalojnë situatën në veri”.

“Qeveria e Kosovës e shpall publikisht deeskalimin, për të mos marrë hapa që e deeskalojnë, reduktimin e menjëhershëm të 1/4 të policëve që gjenden brenda apo në afërsi të komunave, pra 25%. Ata do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna, diku ku ka më shumë nevojë për ta meqenëse konsiderojmë se pranë komunave tash e dy javë është krahasimisht shumë më e qetë”, tha Kurti.

Cani Travel

Lidhur me zgjedhje të jashtëzakonshme në veri të vendit, kryeministri Kurti theksoi se kjo do të ndodhë pas stinës së verës dhe në përputhje me kuadrin ligjor. „Për ne si Qeveri e Kosovës vazhdon  të jetë me rëndësi që qytetarët e Kosovës të kenë përfaqësim lokal që i përfaqëson si duhet, por për ta arritur këtë duhet ambienti që mundëson fushatën e mirëfilltë”, ka thënë Kurti.