Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar shifrat zyrtare të vizitorëve të huaj gjatë vitit 2024.
Rama shkruan në Facebook se 11.7 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtij viti.
“11,7 milionë vizitorë të huaj ose 15% më shumë se viti 2023, e bën vitin 2024 një tjetër vit rekord që na dëshmoi se Shqipëria nuk është thjesht kuriozitet i momentit, por ka shtruar për së mbari rrugën e saj në rritjen e qëndrueshme në shifra, në krijimin e një oferte serioze e të diversifikuar, si dhe ofrimin e përvojave unike në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj”, shkruan Rama.