Rama: „Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës“

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në media sociale fjalimin e tij të djeshëm që ka mbajtur në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Në postimin e tij, Rama ka shkruar me ironi:

Cani Travel

„Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si “vëllaun e Vuqiqit”.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur të premten në mbrëmje në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) mes tjerash deklaroi se Kosova është tashmë një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare aspirante e komunitetit Euroatlantik.

“Republika jonë simotër e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me një perspektivë të qartë europiane e një aleancë të padiskutueshme ndaj komunitetit të madh demokratik të vendeve”, ka deklaruar ai.