Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një nga mesazhet që i ka drejtuar diasporës, gjatë takimit që zhvilloi me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në New York.
Në video-mesazhin e publikuar, Rama kërkon mbështetjen e diasporës për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030-ës, vit ky që ka lidhje me objektivin e shpallur nga Kryeministri lidhur me anëtarësimin e vendit në BE.